Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 22:45 | Bota
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë

Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord është rrëzuar në veri të Norvegjisë mbrëmjen e së premtes.

Reuters raporton se bëhet fjalë për një avion V-22 Osprey, i cili po merrte pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Cold Response”. Burime për Reuters bëjnë të ditur se moti ka qenë i keq në kohën kur avioni ka humbur kontaktet.

Ndërkohë, ende nuk dihet fati i 4 personave në bordin e avionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos