Edhe pse nuk kishte shumë minuta që kishte mësuar për disfatën e tij në zgjedhje presidenciale, Donald Trump është shfaqur duke bërë foto me një çift të sapomartuarish në Klubin e Golfit në Virginia.
Presidenti sapo zbriti nga makina e golfit në klubin e Sterling, u rrethua nga një grup dasmorësh që po kryenin fotot e ceremonisë. Një prej mbështetësve të tij ishte dhe nusja e re e cila i kërkoi kreut të Shtëpisë së Bardhë një foto për të shenjuar këtë moment të rëndësishëm për jetën e saj.
Pavarësisht presionit që kishte Trump ndaloi për të folur dy fjalë me nusen e re dhe më pas doli foto me të dhe shoqërueset e saj.
Ai më pas e uroi vajzën për një jetë të lumtur për t’u larguar drejt klubit të golfit. (A2 Televizion)