
Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, është shfaqur për herë të parë duke mbajtur një maskë në publik.
Monarkja 94-vjeçare e mbajti maskën gjatë një ceremonie përkujtimore në Londër në fillim të kësaj jave.
Eventi u mbajt në Abbey Westminster në nder të personave që kanë humbur jetën në luftë.
Maska e zezë, dhe me anësore të bardha, besohet të jetë bërë nga Angela Kelly, këshilltarja dhe kuratorja personale e Mbretëreshës.
Kujtojmë se javën e shkuar BBC shkroi që Princi William, i dyti në radhë për fronin, e ka kaluar koronavirusin në muajin prill por e ka mbajtur këtë fakt të fshehtë nga publiku. (A2 Televizion)