Azilkërkuesit shqiptarë dhe serbë kryesojnë listën e dëbimeve nga Gjermania

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 16:08 | Sociale
Azilkërkuesit shqiptarë dhe serbë kryesojnë listën e

Vazhdojnë dëbimet në masë të azilkërkuesve të refuzuar nga Gjermania. Sipas asaj që raporton “Deutsche Welle”, më së shumti dëbohen shqiptarë, serbë, rusë, gjeorgjianë dhe nigerianë.

Qeveria gjermane bëri me dije se ky fenomen ka pësuar një rritje të lehtë në krahasim me një vit më parë. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2019 janë dëbuar 11.500 vetë. Ndërkohë, në Gjermani ndodhen rreth 246 mijë persona që duhet të largohen nga vendi, por më shumë se gjysma e tyre nuk mund të dëbohen për arsye ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos