
Mutacionet BA 4 dhe BA 5 të variantit Omicron të koronavirusit kanë prekur Shqipërinë, ashtu siç në fakt dyshohej që në shtimin e ndjeshëm të infektimeve në qershor. Konfirmimi ka ardhur nga laboratori i referencës në Gjermani në të cilin u dërguan më herët rreth 230 mostra të dyshuara.
Me këto variante nëpër këmbë, mjekët epidemiologë parashikojnë një dimër jo fort të lehtë.
Ndërkohë, në jo shumë kohë, shqiptarët dhe popujt e tjerë mund të kenë në dispozicion një tjetër lloj vaksine ndaj Covid-19.
Mjekët epidemiologë parashikojnë ndërkohë rritje të rasteve që paraqiten në spitale në vjeshtë, si pasojë e mutacioneve të koronavirusit, kombinuar me virozat e stinës. (A2 Televizion)