Shtyhet censi i popullsisë dhe banesave

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 10:10 | Aktualitet
Shtyhet censi i popullsisë dhe banesave

Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm.

Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti.

“Instituti i Statistikave mbetet i vendosur në objektivin e tij për të kryer Censin e Popullsisë dhe Banesave në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat)”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos