Babë e bir nxirren pa jetë nga rrënojat në Thumanë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 08:19 | Aktualitet
Babë e bir nxirren pa jetë nga rrënojat në Thumanë

Dy persona të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë mëngjesin e së mërkurës.

Keli Çupi, 32-vjeçar, dhe babai i tij, Hajredin Çupi, 67-vjeçar, e çojnë në 26 numrin e viktimave.

Sipas burimeve të A2, 32-vjeçari u gjet me shenja jete, por ka pasur hemorragji në gjymtyrët e poshtme dhe nuk është nxjerrë dot i gjallë.

Dyshohet se nën këto rrënoja mund të ketë edhe 4-7 persona të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos