Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 07:57 | Aktualitet
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit shkatërrues që ka marrë deri më tani 26 jetë njerëzish.

“ Do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni shtjellojnë, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin. Por, për ata që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje financash, pasi në aspektin financiar nuk i kemi lënë gjë mangut askujt. Është një seri masash që ata që e predikojnë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e dinë a janë të gatshëm t’i nënshtrohen. Gjendja e jashtëzakonshme përkon me krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës”, tha Rama.

“Për një periudhë 30-ditore ka disa detyrime për ata që e qeverisin gjendjen e jashtëzakonshme që mbase nuk u vijnë për shtat atyre që e kanë predikuar duke menduar se ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë ndërkohë që Shqipëria ishte në lot”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos