Baçi: Basha nuk mund të dorëhiqet, është i shkarkuar, me farsën e sotme dëshiron të dëmtojë PD-në

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 21:32 | Aktualitet

Deputeti Luan Baçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, komentoi në emisionin “Debat” vendimin për t’u dorëhequr të Lulzim Basha nga posti i kreut të PD-së. Por ai nuk flet për dorëheqje. “Nuk shikoj lajm. Basha nuk është dorëhequr, për t’u dorëhequr duhet të kesh diçka në dorë. Ai u shkarkua në 11 dhjetor me 4446 vota dhe 44 mijë votat e anëtarësisë që kanë ratifikuar në primaret e 18 dhjetorit. Ka marrë një vendim hipokrit, i ka mbetur vetëm të lejë zyrën dhe strukturat e Partisë Demokratike”, thotë ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos