
Shtyhen sërish me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Shtyrja e hetimeve, është bërë pritja e dy letër-porosive të reja nga Italia, nga ku kërkohet informacioni mbi disa hyrje-dalje të personave që janë nen hetim.
Verifikimi do të kryhet për një udhëtim me skaf të ish-ministrit dhe personat që kanë udhëtuar në të. Hetimet ndaj ish ministrit të Brendshëm, nisën tetorin e vitit të shkuar, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.
Për grupin Habilaj prokuroria mbylli hetime dhe dërgoi dosjen për shqyrtim në gjykatë. Përveç trafikut të drogës, Prokuroria e akuzon ish-ministrin Tahiri edhe për falsifikim dokumentesh. (A2 Televizion)