
Edhe bojkot, edhe mësim. Kjo është situata në shkollat e larta publike të përfshira prej javësh nga protesta dhe ngujimi i studentëve. Në Fakultetin e Ekonomisë e jo vetem, studentët e ngujuar refuzojnë të ndërpresin bojkotin. Kërkesat sipas tyre nuk janë plotësuar.
Ndërsa të tjerë kanë thyer bojkotin dhe i janë rikthyer mësimit. Për këta studentë, ka ardhur koha t’i jepet fund protestës.
E ndërsa studentët janë të ndarë në bojkot dhe në mësim, në sekretaritë e universiteteve ka nisur puna për nxjerrjen e tarifave të reja sipas vendimeve të qeverisë.
Ndërkohë, drejtues të universiteteve të cilët kanë refuzuar daljet në media këtë periudhë, janë shprehur në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe sigurojnë plotësimin e orëve të humbura. (A2 Televizion)