Francesco Bagnaia ka fituar edhe Çmimin e Madh të Austrisë në MotoGP, duke hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion.
Piloti italian i Ducati, i cili u nis nga “pole position”, bëri një nisje të shkëlqyer dhe nuk e dorëzoi për asnjë moment kryesimin, ashtu siç ndodhi edhe dje në garën Sprint.
Podiumi u plotësua nga afrikano-jugori Brad Binder (KTM) dhe italiani tjetër Marco Bezzecchi (Mooney VR46).
Me këtë triumf të radhës, Bagnaia kryeson klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve me 251 pikë, i ndjekur nga Jorge Martin, me 189 pikë. (A2 Televizion)



