Futbolli italian në zi, ndërron jetë trajneri legjendar

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 16:41 | Sporte të tjera
Futbolli italian në zi, ndërron jetë trajneri legjendar

Futbolli italian është në zi. Carlo Mazzone, trajneri legjendar ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Një nga figurat më të dashura të Serisë A, Mazzone ka trajnuar disa klube italiane në karrierën e tij, duke përfshirë Roma, Brescia dhe Cagliari.

Ndërmjet viteve 1993 dhe 1996, Mazzone punoi te Roma, ku mbahet mend më së shumti për zbulimin e talentit të legjendës së klubit Francesco Totti. Një romak i pasionuar që u rrit në akademinë e të rinjve dhe nuk u përpoq asnjëherë të fshihte dashurinë e tij për klubin. Ai e bëri realitet ëndrrën e tij kur u ul në stolin e tyre nga viti 1993 deri në 1996.

Mazzone mbikëqyri 797 ndeshje të Serisë A duke përfshirë play-off-et, plus 177 në Serinë B. (A2 Televizion)

https://youtu.be/gtAV4lRwxpc

A2 CNN Livestream

Latest Videos