Mundësi e re për Ronaldon me shokë? Arabia Saudite kërkon një vend në Champions League

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 17:59 | Sporte të tjera
Mundësi e re për Ronaldon me shokë? Arabia Saudite kërkon

Arabia Saudite kërkon një vend në Champions League. Sipas asaj që është shkruar, ideja është e qartë. Një kërkesë shumë specifike do t'i bëhet UEFA-s që t'i jepet një 'wild card' për të hyrë në formulën e re të kompeticionit në sezonin 2024/25, ku do të përfshihen 36 ekipe.

Vendi shtesë është i rezervuar për ekipin fitues të “Saudi Pro League”, liga më e mirë e futbollit arab. Kjo do t'u mundësojë klubeve si Al Ittihad, Al Ahli, Al Nasr, Al Hilal, pasi të kenë plotësuar skuadrën e tyre me yje, të kenë një nxitje shtesë për të fituar ligën vendase, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në eventin më të mirë të kompeticionit evropian të klubeve, në garë me klubet më të mira të kontinentit të vjetër.

Megjithatë, kjo nuk është një lëvizje e thjeshtë, që përfshin në mënyrë të pashmangshme jo vetëm Federatën Evropiane të Futbollit, por edhe Federatën Aziatike të Futbollit, dhe që do t'i hiqte një vend një ekipi në Evropë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos