
Kukësi ka fituar 1-0 kundër Kastriotit, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Kategorisë Superiore. Skuadra e drejtuar nga trajneri Rrahman Hallaçi e kërkoi përgjatë gjithë 90 minutave triumfin dhe në fund arritën të dilnin me 3 pikë, falë golit të sulmuesit Edi Basa.
Pas kësaj ndeshjeje, Kukësi ngjitet në vendin e shtatë me 25 pikë, ndërsa krutanët zhyten në fundin e tabelës, me 20 pikë.
Ndërkohë, Egnatia siguroi fitoren 1-0 ndaj Laçit falë golit të lituanezit Gytis Paulauskas, në minutën e 23’. Rrogozhinasit rigjetën fitoren në kampionat që mungonte prej 22 dhjetorit.
Nesër, në orën 16:00, luhen ndeshjet Erzeni-Teuta dhe Vllaznia-Tirana. (A2 Televizion)