Juventusi i pafat në Europa League, Chiesa ndalet nga traversa dhe shtylla në një goditje

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 23:04 | Futboll

Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 me Nantes në Europa League, në ndeshjen e vlefshme për fazën me eliminim direkt.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh të parët pas vetëm 13 minutash kur shënoi Vlahovic pas një asisti të Chiesa-s. Megjithatë, skuadra e Allegrit nuk mundi të mbante rezultatin, pasi në minutën e 60 Blas barazoi shifrat. Italianët krijuan raste të shumta për shënim e në disa momente ishin edhe të pafat si në rastin kur goditja e Chiesa-s u ndal fillimisht nga traversa e më pas nga shtylla.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes në Europa League, Monaco fitoi 2-3 në transfertë ndaj Leverkusen, Sevilla mposhti 3-0 PSV, ndërsa Sporting- Midtjylland u mbyll në barazim 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos