Sulmohet në rrugë djali i legjendës së futbollit italian

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 11:36 | Futboll

Nicolò Pirlo, djali i ish-mesfushorit Andrea Pirlo, ka përjetuar momente terrori në Torino. Ai është sulmuar të enjten në qendër të qytetit, teksa ndodhej në makinë me një shok të tij. Ka qenë vetë Nicolò që ka treguar incidentin në profilin e tij në Instagram.

19-vjeçari denoncoi në rrjetet sociale atë që i ndodhi, duke shpërndarë edhe disa imazhe të grupit të personave me kapuç me të cilët duhej të përballej: “Isha në makinë me një shok dhe ky grup djemsh tentoi të futej në makinë. Pastaj na goditën me shkelma makinën dhe na gjuajtën me gurë. Fatmirësisht, nuk dolëm kurrë nga makina”.

Nicolò Pirlo u drejtoi ndjekësve një pyetje retorike: “A është normale të gjesh katër djem në qendër të Torinos duke gjuajtur me gurë makinën, duke pështyrë dhe duke shkelmuar?”.

Nuk është hera e parë që i riu Nicolò gjendet në telashe, pasi vetëm dy vite më parë, kur Andrea Pirlo drejtonte Juventusin, të dy morën kërcënime me vdekje nga disa tifozë që ishin shumë kritikë për punën e babait të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos