Edhe futbolli i femrave mund të dhurojë skena që nuk kanë aspak lidhje me këtë sport. Një ngjarje aspak e hijshme në një ndeshje të futbollit të femrave në Republikën Demokratike të Kongos. 6 futbolliste të ekipit të DCMP Bikira de Lubumbashi kanë ndjekur dhe kanë dhunuar arbitrin e ndeshjes, ndërsa askush nuk ndërhynte. Në fillim, arbitri tenton t’i shmanget dhe futet pas pankinës, por aty goditet nga një anëtar i stafit dhe më pas edhe nga futbollistet që po e ndiqnin. Imazhet e dhunës janë bërë menjëherë virale. (A2 Televizion)
Dhunë në futbollin e femrave, 6 lojtare “masakrojnë” arbitrin
