
Forma e mirë dhe goli ndaj Andorrës nuk ishte rastësi për Bekim Balajn pasi sulmuesi shkodran ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës edhe në kampionatin rus.
Ai shënoi golin e barazimit të përkohshëm në ndeshjen ndaj Spartakut të Moskës megjithatë skuadra e tij Akhmat Grozny nuk mundi të shmang humbjen. Ky është goli i dytë sezonal për sulmuesin në kampionatin rus. Lajmi tjetër i mirë është se në listën e skuadrës, për herë të parë që prej operacionit, u përfshi edhe Odise Roshi, futbollisti tjetër kuqezi i cili është duke hedhur pas krahëve dëmtimin. (A2 Televizion)