“Balili”, mbrojtja kërkon gjykim të shkurtuar

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 14:03 | Kronikë
“Balili”, mbrojtja kërkon gjykim të shkurtuar

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë për fatin e dosjes “Balili”. Pas verifikimit të masës së sigurisë dhe lënies në arrest me burg, ai është përballur sërish me gjykatën në një seancë paraprake, ku avokati i tij ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gazetari i A2 Julian Kasapi raporton se Gjykata ka pranuar kërkesën për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria.

Seanca paraprake përfundoi dhe vendimi ishte që dosja hetimore të konsiderohet si e mbyllur dhe të kalojë tashmë në shqyrtim gjyqësor, i cili pritet të fillojë javën e ardhshme. (A2 Televizion)

https://youtu.be/xRuCOp0xemU

A2 CNN Livestream

Latest Videos