Muriqan, kishte fshehur drogën poshtë makinës, kapet nga qeni antidrogë shtetasi serb

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 21:18 | Kronikë
Muriqan, kishte fshehur drogën poshtë makinës, kapet nga qeni

Një 55 vjeçar me pasaportë serbe është arrestuar sonte në pikën kufitare Muriqan - Sukobinë, midis Shqipërisë dhe Malit të zi.

 Personi po transportonte një sasi lënde narkotike tip kanabis e paketuar dhe sistemuar nën mjetit që drejtonte.

Kanabisi u nuhat nga një qen antidrogë i Policisë shqiptare, i cili i dha sinjalin “kolegëve” të tij.

Në bazë të marrëveshjes së përbashkët, veprimet e mëtejshme procedurale po i kryen Policia e Malit të Zi, por po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit edhe nga policia shqiptare, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjetër që janë të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos