Balili në pranga, reagon Ambasada e SHBA: Kush e ka radhën?

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 16:58 | Aktualitet
Balili në pranga, reagon Ambasada e SHBA: Kush e ka radhën?

Ambasada amerikane ka reaguar pas arrestimit të Kelmend Balilit ditën e sotme. Ambasada shkruan në një postim në rrjetet sociale se “ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE”.

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligj zbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, mbyllet postimi i ambasadës. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156107948590838

A2 CNN Livestream

Latest Videos