
Platforma “Punë të mbarë” u krijua nga qeveria shqiptare pas vendimit për tërheqjen e në administratë të 1 mijë studentëve ekselentë gjatë vitit 2019.
Për të folur për këtë platformë ishte e ftuar në “Dita Jonë” në A2 drejtoresha e departamentit të administratës publike, Albana Koçiu.
Ajo u shpreh ndër të tjera se kriteri kryesor për punësimin është mesatarja. Koçiu tha se në administratë do të punësohen më të mirët. (A2 Televizion)