
Gjykata për Krimet e Rënda shtyn për në 7 maj seancën për Kelmend Balilin. Shtyrja u kërkua nga avokati i Balilit, Theodhori Sollaku, me arsyen se nuk kishte pasur në dispozicion të gjitha aktet për të përgatitur mbrojtjen.
Në seancën e kaluar Prokuroria kërkoi 12 vite burg per Balilin për 4 akuza, mes të cilave "trafik i narkotikëve, në kuadër te grupit strukturuar kriminal".
Balili nuk i ka pranuar akuzat. Ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja shkoi për gjykim. (A2 Televizion)