Balla: Duhet të forcojmë ligjin për financimin e partive

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 12:19 | Politikë
Balla: Duhet të forcojmë ligjin për financimin e partive

Gazeta gjermane “Bild” ngacmoi politikën shqiptare të dielën me një artikull ku shkruhej se 675 mijë $ e paguar nga PD për të lobuar në SHBA kishin si qëllim pengimin e integrimit të vendit tonë. Ky lajm është fshirë këtë të hënë nga faqja online.

Taulant Balla, i cili e kishte shpërndarë lajmin në profilin e tij në Facebook, nuk komentoi fshirjen e lajmit, por shpjegoi sipas tij arsyet pse mediat ndërkombëtare po merren me këtë çështje. “Një intensifikim i vëmendjes së mediave të mëdha botërore për këtë çështje ka ardhur për shkak të pandëshkueshmërisë”, tha Balla

Adresimin e zgjidhjes që këto situata të mos ndodhin më, numri dy i socialistëve e sheh te Reforma Zgjedhore. “Është në nderin e PD, jo Bashës, që të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjendet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për shumat përkatëse”, tha ai.

Një vit më parë, “Bild” publikoi audiopërgjime për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, që ngrinin dyshime për përfshirjen e eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste dhe funksionarëve shtetërorë në shitblerjen e votës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos