All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Balla: Nëse Meta nuk pranon shkarkimin e Begajt nga detyra ushtarake, kemi menduar zgjidhjen

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 11:12 | Politikë
Balla: Nëse Meta nuk pranon shkarkimin e Begajt nga detyra ushtarake, kemi
All - Paragraf - 1

Kandidati socialist për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj ka depozituar kërkesën e dorëheqjes nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pasi ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen.

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se beson që nuk do të krijohet ndonjë ngërç, nga presidenti aktual Ilir Meta, por nëse kjo ndodh ai shtoi se është menduar edhe zgjidhja.

All - Paragraf - 3

 “Kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës. Për të shuar diçka që lidhet me atë që theksoi kryeministri, kandidati për president ka depozituar tashmë te Ministri i Mbrojtjes dhe natyrshëm te kryeministri kërkesën e tij për dorëheqje nga detyra e shefit të shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ky është një aspekti rëndësishëm, por në legjislacionin përkatës ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje përpara se të emërohen apo të zgjidhen. Besoj që kjo procedurë do të përfshijë orët në vijim, edhe presidentin aktual të Republikës, i cili duhet të bëjë dhe lirimin dhe besoj që kjo nuk do të jetë një betejë e radhës me presidentin aktual. Megjithatë me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Ligjore kemi menduar dhe mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë mund të na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos