Kuvendi voton sot kandidaturën e Bajram Begajt si president i vendit

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 08:36 | Politikë
Kuvendi voton sot kandidaturën e Bajram Begajt si president i vendit

Kuvendi do të votojë sot në orën 18:00 për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj. Shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë ishte propozim i Partisë Socialiste dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidenti i tetë pas pluralizmit, ndërsa i treti që vjen me karrierë ushtarake, pasi më herët e kanë mbajtur postin e kreut të shtetit ish-ushtarakët, Alfrd Moisiu dhe Bujar Nishani.

https://a2news.com/2022/06/04/rama-begaj-permbush-nevojen-alarmante-qe-ka-presidenca-per-nje-njeri-normal/

Emrin e tij e bëri publik kryeministri Edi Rama një ditë më parë, pas mbledhjes së kryesisë socialiste, duke e vlerësuar atë si figurën për të cilën kanë nevojë shqiptarët.

Pas publikimit të emrit të tij reagoi edhe grupi parlamentar demokrat i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj i cili e konsideroi atë si kandidatin e vendosur nga mafia e pronave shtetërore.

https://a2news.com/2022/06/03/bajram-begaj-pranon-propozimin-per-president-nese-do-te-votohem-do-ta-kryej-me-nder-detyren/

Më herët para se emri i tij të publikohej në media, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, bëri të ditur se ai dhe deputetët që e mbështesin, do të jenë në sallë për të votuar kundër, ndërsa Alibeaj deklaroi se nuk do të marrin pjesë në seancë, për të mos legjitimuar kapjen nga ana e shumicës dhe të institucionit të presidentit.

https://a2news.com/2022/06/03/kush-eshte-gjeneral-major-bajram-begaj/

Emri i Begajt do t’i dërgohet paraprakisht Grupit Parlamentar të PS, që do të mblidhet rreth orës 10:00, për të marrë firmat e nevojshme. Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Afati maksimal i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 e 4 qershorit, ndërsa më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS.

Në orën 18:00 kuvendi do të zhvillojë raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri, teksa Partia Socialiste ka paralajmëruar se do t’i japin vendit Kreun e ri të Shtetit. Partia Socialiste i disponon votat për zgjedhur e vetme Presidentin e ri, pasi sipas Kushtetutës, në raundin e  katërt dhe të pestë, ai mund të zgjidhet me 71 vota. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/03/grupi-i-pd-kandidati-per-president-u-caktua-nga-mafia-e-pronave-shteterore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos