PS sërish fituese në Rrogozhinë, Rama: Skuadra jonë nxori mësim nga gara e mëparshme

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 12:56 | Politikë
PS sërish fituese në Rrogozhinë, Rama: Skuadra jonë nxori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kandidati socialist, Edison Memolla, rezultoi fitues në zgjedhjet e përsëritura në bashkinë e Rrogozhinës.

RROGOZHINA VETËM PËRPARA  me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste.

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash.

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore.

Edi Rama, Facebook

Në këto zgjedhje, Partia Socialiste e thelloi rezultatin ndaj kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha me një diferencë prej 1,752 votash.

Për Ramën, rezultati reflekton mësimet që partia e tij mori nga gara e mëparshme, kurse kryebashkiaku Veliaj, në një reagim të bërë më herët gjatë ditës së sotme fliste për demokratë që kanë votuar majtas.

Në zgjedhjet e 14 majit, të cilat u shpallën të pavlefshme, Edison Memolla i PS-së siguroi 5129 vota, kurse Hoxha i “BF”, 5108 vota. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/24/ps-fiton-rrogozhinen-veliaj-rezultat-qe-u-jep-pergjigje-te-gjitheve-mirenjohje-te-djathteve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos