Ballkani i Hapur, Berisha: Do të koordinohemi me opozitën e Malit të Zi për ta groposur

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 13:20 | Politikë
Ballkani i Hapur, Berisha: Do të koordinohemi me opozitën e Malit

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja do të koordinohet me opozitën e vendeve të tjera të rajonit për të groposur, siç u shpreh ai, Ballkanin e Hapur.

Ndërsa përshëndeti protestat që kanë nisur në Mal të Zi kundër kësaj iniciative, kryedemokrati përsëriti edhe një herë se ai që mbështet opozita është Procesi i Berlinit.

Po ashtu, ish-kryeministri theksoi se nëse Rama, Vuçiç dhe Kovačevski tentojnë të mblidhen në Tiranë për Ballkanin e Hapur, ato që do të pasojnë do të jenë protesta të fuqishme.

E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme. Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hagë.

Sali Berisha

Disa ditë më parë, qytetarët në Mal të Zi u ngritën në protesta me anë të të cilave kërkonin mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po ashtu, protestuesit mbajtën qëndrim edhe kundër përfshirjes së Malit të zi në Ballkanin e Hapur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/protesta-ne-mal-te-zi-kunder-ballkanit-te-hapur-dhe-ndikimit-serb-e-rus/

A2 CNN Livestream

Latest Videos