“Ballkani i Hapur”, më 20 dhe 21 dhjetor, samiti i radhës në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 12:14 | Ballkani
“Ballkani i Hapur”,  më 20 dhe 21 dhjetor, samiti i radhës

Më 20 dhe 21 dhjetor, Tirana do të mirëpresë samitin e radhës të iniciativës rajonale "Ballkani i Hapur".

Në mbledhjen që do të drejtohet nga kryeministri Rama, do të marrin pjesë dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të iniciativës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri në largim i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ashtu siç u dakordësua në takimin e fundit të “Open Balkan” në Beograd, në samitin e Tiranës pritet të nënshkruhet memorandumi për njohjen e lejeve të punës.

Nëpërmjet këtij memorandumi, çdo qytetar i një prej tre vendeve mund të punojë në secilin nga shtetet e iniciativës, pa pasur nevojën e aplikimit për leje.

Pak ditë më parë presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, shprehu skepticizmin e tij për iniciativën për sa kohë ajo nuk është gjithëpërfshirëse.

Gjithsesi, qëndrimi i Pendarovskit nuk ka ndikuar në qasjen e kryeministrit në largim Zoran Zaev, i cili mbetet një mbështetës i fort i iniciativës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos