
Ballkani kërkon të shkruajë historinë në Conference League e të tregojë se jo rastësisht ndodhet në fazën e grupeve.
Dardanët përballen sot në mbrëmje me rumunët e Cluj. Në prag të sfidës, trajneri i skuadrës, Ilir Daja, theksoi se Ballkani nuk do të jetë një skuadër kalimtare, por do të tregojë se është i barabartë me kundërshtarët.
“Kundërshtarët janë të fortë, por besoj se do ta provojmë dhe në forcon tonë. Me grupin që kemi në dispozicion, pavarësisht se e dimë forcën e kundërshtarit do të provojmë se ne jemi të barabartë. Këtu nuk kemi ardhur rastësisht, por kemi ardhur me rezultate”, tha Ilir Daja.
Edhe futbollisti Lumbardh Devolla u shpreh se djemtë do të japin më të mirën dhe fokusi është vetëm te ndeshja e radhës. Ballkani do të luajë sot përballë Cluj-it në orën 18:45, takim i parë ky për një skuadër dardanë në fazë e grupeve të një garë europiane. (A2 Televizion)