
Kylian Mbappe i mjaftoi PSG për të mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë të grupit H në Champions League.
Sulmuesi francez shënoi dy gola në minutën e 5 dhe 22, ndërkohë që për bardhezinjtë shkurtoi diferencën McKennie, në minutën e 53-të.
Ndërkohë, Milan nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1 ndaj Salzburg, në Austri. Okafor kaloi në avantazh vendasit, në minutën e 28, ndërkohë që për kuqezinjtë barazoi Saelemakers, në minutën e 40. Në fundin e takimit, shtylla nuk lejoi Leaon që të shënonte golin e fitores për Milanin.
Në grupin E, kryeson në mënyrë surprizë Dinamo e Zagrebit, që mposhti Chelsean 1-0, në ndeshjen debutuese të Armando Brojës në Champions League.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Real Madrid fitoi 3-0 në Skoci, ndaj Celtic, me golat e shënuar nga Vinicius, Modric dhe Hazard; Manchester City shkatërroi Sevillan në transfertë 4-0, Leipzig u mund 4-1 në shtëpi nga Shakhtar; Benfica fitoi 2-0 ndaj Maccabi Haifa. (A2 Televizion)