
Edhe kjo e mërkurë rezervon të tjera emocione në Champions League. Dueli më i fortë në letër është padyshim Inter –Bayern. Pas humbjes në derbi zikaltrit do të provojnë të reagojnë edhe pse përballë gjigandëve bavarez detyra do të jetë shumë e vështirë.
Gjermanët edhe pa Lewandowskin kanë treguar se akoma mund të fitojnë me goleadë. Nga ana tjetër zikaltërit kanë 9 ndeshje pa humbje në shtëpi dhe këtë mbrëmje do të provojnë që ta thellojnë dhe më shumë.
Në 5 ndeshje direkte, rezultati është i barabartë , 2 fitore për Interin, dy për Bayern dhe një ndeshje është mbyllur barazim.
Sa i përket organikës së dy skuadrave. Mungesa e vetme për teknikun Simone Inzaghi mbetet Lukaku ndërsa gjermanët do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë.
Grupin e ferrit e kompleton sfida Barcelona–Viktoria Plzen. Duele të forta rezervon dhe grupi A, ku Liverpool udhëton në Napoli në një transfertë të vështirë. Tekniku Jurgen Klopp ka një infermieri të mbushur me Chamberlain, Keita , Henderson, ndërsa tek napoletanët në dyshim është sulmuesi kryesor Viktor Osimhen pas një dëmtimi që pati në ndeshjen me Lazion.
Nëse do ti referohemi sezonit të kaluar , Liverpool ishte skuadra e vetme që i fitoi të gjashta ndeshjet në fazën e grupeve edhe këtë sezon kërkon të përsëris të njëjtin sukses dhe pse jo në fund të rrëmbejë trofeun.
Në duelin tjetër të grupit, Ajaks përballet me Raingers në shtëpi. Edhe Porto–Atletico Madrid është një duel interesant. Dy skuadrat u përballën dy herë sezonin e shkuar me spanjollët që fituan 3-1 në transfertë dhe barazuan 1-1 në shtëpi. Portugezët marrin pjesë për herë të 26-të në fazën e grupeve të Championsit ndërsa vetëm Barcelona dhe Real Madrid kanë më shumë vite. Grupin e kompleton sfida Club Brugge-Leverkusen. (A2 Televizion)