
Ballkani është kthyer në një vatër të madhe të pandemisë së koronavirusit, me infektimet dhe vdekjet që po arrijnë nivele rekord. Emergjenca prek kryesisht Rumaninë dhe Bullgarinë, vendet me nivelin më të ulët të vaksinimit në të gjithë Bashkimin Europian.
Gati 9 mijë raste dhe 490 vdekje të reja u shënuan në Rumani gjatë 25 orëve të fundit. Sllovenia arriti një rekord të ri rastesh ditën e enjte, me 4511 infektime.
Situata paraqitet e rëndë edhe në Serbi, vend i cili regjistroi mbi 6100 raste dhe 64 vdekje. shifrat janë të larta edhe në Bosnje, me mbi 1 mijë infektime dhe 32 viktima në 24 orët e fundit.
Mali i Zi raportoi më shumë se 700 raste e po ashtu Maqedonia e Veriut përballet me rritje të nivelit të infektimeve, me 550 persona të konfirmuar pozitiv në 24 orët e fundit dhe 16 viktima.
Situata është e ndryshme në Kosovë, ku pandemia duket të jetë nën kontroll. Në 10 ditët të fundit janë shënuar vetëm, 163 raste te reja pozitive dhe tri vdekje nga koronavirusi. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë rreth 440. (A2 Televizion)