
Dhjetëra persona mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve të një grupi emigrantësh që i ishin drejtuar Shteteve të Bashkuara me forcat e policisë në Meksikë.
Mbi 4000 emigrantë nga vendet e Amerikës Qendrore po kalonin përmes qytetit të Chiapas kur hasën në pengesën e forcave meksikane të sigurisë. Përplasja ishte e dhunshme dhe shumë prej tyre u arrestuan.
Sipas emigrantëve, gjithçka nisi pasi policia nisi të arrestonte gra dhe fëmijë që në pamundësi për të ecur shpejt, ishin shkëputur nga grupi kryesor. (A2 Televizion)