Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Pjesa lindore, e aksesueshme në vjeshtë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 08:22 | Aktualitet
Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Pjesa lindore, e

Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar mëngjesin e sotëm punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, te Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, sheshi “Shqiponja”, ku janë realizuar afro 50% e punimeve.

Ajo njoftoi se brenda vjeshtës do të jetë e aksesueshme pjesa lindore e Unazës së re nga TEG-u te Materniteti i ri, ndërkohë që deri më 31 gusht do të jetë hapur edhe tuneli i pestë.

“31 gushti, afati për sa i përket tunelit të pestë në këtë aks dhe më pas vijojmë me dorëzimin e pjesëve të tjera. Për pjesën lindore të Unazës së Re, nga TEG-u te Materniteti i ri janë planet që të përfundojnë brenda vjeshtës të gjitha lotet dhe t’i lidhim me njëra-tjetrën të jetë i aksesueshëm brenda dy muajsh”.

Gjatë inspektimit të punimeve, Balluku theksoi se është rishikuar projekti duke marrë parasysh të gjitha kërkesat që infrastruktura kërkon.

“Është rishikuar projekti, kemi bërë akomodimin e duhur për kërkesat si trotuare e ndriçim, një zonë urbane që është zhvilluar dhe do të zhvillohet në të ardhmen. Kemi pasqyruar të gjitha kërkesat e kriteret që infrastruktura kërkon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos