Temperatura ideale për pushuesit e pikut të sezonit, por jo për zjarret

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 20:01 | Aktualitet
Temperatura ideale për pushuesit e pikut të sezonit, por jo për

Temperaturat e larta dhe forca e erës ndihmojnë zgjerimin e zonave të zjarrit. Kushtet e motit të nxehtë e të thatë nuk ndihmojnë aspak situatën me zjarret në vend; rreziku nga zjarret mbetet shumë i lartë sot dhe nesër sepse temperaturat e larta gjatë orëve të ditës luhaten nga 34 në 41°C thuajse në të gjithë Shqipërinë kjo favorizon vijimin e flakëve në vatrat e zjarrit.

Për më tepër, gjatë gjithë këtyre ditëve por edhe sot dhe në vijim zjarret favorizohen shumë nga prezenca e erës me shpejtësi të paktën mesatare e cila ndihmon zgjerimin e zonës së zjarrit; e hëna do të ketë një forcim akoma më të madh të erës perëndimore e cila orienton flakët drejt brendësisë së territorit.

Situata termike përmirësohet nga mesjava tjetër pasi temperaturat do të ulen gradualisht nga e hëna dhe në vijim ndërsa era do të mbetet problematike edhe javën tjetër.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos