Bilanci në një muaj Covid-19, gjatë korrikut u rritën infektimet dhe rastet aktive

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 20:12 | Aktualitet
Bilanci në një muaj Covid-19, gjatë korrikut u rritën

Lehtësimi i masave kufizuese, sezoni turistik veror dhe depërtimi në territorin e vendit i variantit Delta të koronavirusit, duket se kanë ndikuar në rritjen e numrit të infektimeve gjatë muajit korrik.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 558 qytetarë u prekën nga Covid-19 gjatë muajit të shkuar, duke “prishur” trendin në rënie të rasteve të reja që ishte krijuar gjatë muajve maj dhe qershor.

https://a2news.com/2021/08/01/koronavirusi-ne-shqiperi-24-te-shtruar-ne-spital-21-te-sheruar-ne-24-oret-e-fundit/

Numri i personave aktivë me koronavirus u rrit me tetë herë gjatë muajit të shkuar. Nga 53 të prekur që ishin në fundin e muajit qershor, shifra arriti në 402 ditën e shtunë. Nga ana tjetër, korriku paraqiti një bilanc pozitiv për sa i përket fataliteteve.

Gjatë muajit të shkuar humbi vetëm një qytetar, shifër kjo shumë më e ulët krahasuar me muajt paraardhës.

Ecuria e vaksinimit ishte gjithashtu pozitive. Gjatë muajit të shkuar u kryen 222,813 vaksinime kundër Covid-19, me një mesatare ditore prej rreth 7 mijë dozash të administruara. Shtresa e popullsisë së vaksinuar pritet të zgjerohet edhe më tej gjatë gushit, muaj i cili është përcaktuar si i hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos