Balluku për amnistinë fiskale: Progres-raporti flet për hipoteza problematikash

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 11:37 | Politikë
Balluku për amnistinë fiskale: Progres-raporti flet për hipoteza

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetaren e delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann, theksoi se progres-raporti flet “për një parashikim hipotetik që amnistia fiskale të krijojë problematikat e përmendura në raport”.

“Në progres-raport shkruhet “could”, që do të thotë “mund”. Jemi duke folur për një draft, kështu që pozicioni i komisionit dhe çfarë progres-raporti tregon, flet për mundësinë, që do të thotë një parashikim hipotetik që amnistia fiskale të krijojë problematikat e përmendura në raport. Amnistia fiskale për ne është shumë e rëndësishme, e konsultuar me 500 mijë qytetarë. Ky është një vend që vjen nga një e shkuar komuniste dhe që nga viti 1992, ka pasur shumë njerëz që kanë emigruar dhe kanë punuar me djersë. Paratë janë mbajtur nëpër shtëpi, pa mundësi legjitimimi”, tha Balluku.

https://a2news.com/2022/10/12/be-pasaportat-e-arta-rrezikojne-regjimin-pa-viza/

“Amnistitë fiskale janë bërë dhe nga shtete të tjera, nuk po bëhet nga vendi ynë për herë të parë. Ne i dëgjojmë shqetësimet e Bashkimit Evropian, mësojmë nga gabimet që kanë bërë vendet e tjera të BE-së, për të bërë një proces sa më të mirë, që nuk bie ndesh me kërkesat e Komisionit, por edhe mos të bjerë ndesh me dëshirën e shqiptarëve”, shtoi zv/kryeministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos