Banka Botërore pezullon ndihmën për Afganistanin

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 07:28 | Bota
Banka Botërore pezullon ndihmën për Afganistanin

Banka Botërore ka pezulluar në orët e fundit të gjitha ndihmat për Afganistanin, duke e motivuar vendimin e saj me shqetësimet në rritje për situatën e vështirë dhe të tensionuar në vend.

Disa ditë më parë, të njëjtin vendim për të ndërprerë ndihmat në Afganistan e mori dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Duket se vendet perëndimore dhe shumë organizata ndërkombëtare nuk kanë ndërmend të njohin pushtetin e talebanëve të cilët e morën me forcë më 15 gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos