"Hapni këmbët", shpërthejnë memet me gafën e Ministrit

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 20:16 | Bota

Ministri përgjegjës për Covid-19 në Zelandën e re, Chris Hipkins është bërë shënjestër e memeve në internet, pas një gafe që bëri në një konferencë për shtyp.

Teksa po fliste për situatën e koronavirusit në vend, Hipkins ngatërroi fjalët dhe u bëri thirrje njerëzve që të distancohen kur dalin jashtë dhe të “hapin këmbët”.

Drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë në vend, Dr. Ashley Bloomfield, qëndronte pranë Hipkins në podium dhe ngriti vetullat teksa e dëgjoi atë të thoshte gafën.

Më vonë, Hipkins sqaroi se në vend të “hapni këmbët” ai e kishte fjalën për “stretch their legs”, thënë ndryshe të bësh një shëtitje të shkurtër pasi je ulur në një vend për pak kohë. Pavarsisht se situata u sqarua, gafa nuk i shpëtoi internetit, ku shpërthyen memet.

https://twitter.com/annaksutherland/status/1429664196002672643

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos