All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Fauci: Nëse rriten vaksinimet, SHBA mund ta vendosë Covid-19 nën kontroll në vitin 2022

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 22:31 | Bota
Fauci: Nëse rriten vaksinimet, SHBA mund ta vendosë Covid-19 nën
All - Paragraf - 1

Anthony Fauci, Drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive tha se nëse rritet ritmi i vaksinimit, Shtetet e Bashkuara mund ta vendosin Covid-19 nën kontroll deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Fauci tha se miratimi i plotë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për vaksinën Pfizer-BioNTech hap rrugën për vaksinimin e më shumë njerëzve.

All - Paragraf - 3

"Do të doja t'u bëja thirrje atyre që nuk janë të vaksinuar të kuptojnë se ne kemi aftësinë, ta shkurtojmë kohën e fundit të kësaj pandemie," tha Dr. Fauci, kreu të Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive.

Pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave i dha miratimin e plotë vaksinës së Pfizer dhe Biontech, presidenti amerikan Joe Biden, i kërkoi sektorit privat dhe qeverive lokale të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e tyre.

Pentagoni duket se do të jetë i pari që do të bëjë realitet kërkesën e Biden. Pas aprovimit të plotë nga FDA, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se do të përfshinte vaksinën në listën e injeksioneve të detyrueshme për personelin ushtarak amerikan. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos