Banorët e Antigonesë ankohen për ndërprerje të shumta të energjisë elektrike

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 15:38 | Sociale
Banorët e Antigonesë ankohen për ndërprerje të shumta

Banorët e tre fshatrave të komunës Antigone të cilët u përfshinë nga flakët në muajin gusht të këtij viti si Arshi Lengo, Asim Zeneli dhe Krine ankohen se po përballen me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike.

Ky problem, sipas tyre, i ka shoqëruar edhe gjatë stinës së verës, ndërsa bëhet akoma me shqetësues në prag të stinës së dimrit.

3500 banorët e këtyre fshatrave thonë se u ndërpritet furnizimi me orë të tëra gjatë ditës, ndërsa edhe tensioni është i dobët duke u shkaktuar dëme në pajisjet elektrike.

Ndërkohë operatori i Sistemit të Shpërndarjes është shprehur se në zonë janë kryer riparime dhe zëvendësime të transformatorëve për të përmirësuar furnizimin dhe se shumë shpejt, parashikohet që problematikat e hasuara të eliminohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos