
Banorët e fshatit Gështenjas në zonën e Pogradecit kanë dalë në një protestë kundër planeve të autoriteteve për ngritjen e një vendgrumbullimi të mbeturinave në këtë zonë.
Ata deklarojnë se ngritja e këtij projekti do të ishte shumë e dëmshme për zonën dhe se do të dëmtonte rëndë ujin e pijshëm dhe pemët frutore, të vetmin aktivitet nga nxjerrin të ardhurat banorët e këtij fshatit.
Banorët shprehen se nuk janë lajmëruar në lidhje me këtë projekt dhe kërcënojnë se do të vijojnë protestat deri në bllokimin e rrugës nacionale, nëse kërkesa e tyre nuk dëgjohet nga autoritetet. (A2 Televizion)