
Emergjenca e krijuar pasditen e së martës rrëfehet e pazakontë nga banorët e Krinës, një prej tre fshatrave të rrezikuara në Gjirokastër.
Me ndërhyrjen e forcave të emergjencave, policisë dhe banorëve vetë, shtëpitë shpëtuan, por mundi i deritanishëm në tokat e mbjella, vreshta apo ullishte shkoi dëm.
E gjithë kjo betejë nuk mbeti pa fatalitete, pasi 60-vjeçari Andrea Haxhiaj humbi jetën dhe bashkëshortja e tij u dërgua në gjendje të rëndë në spital. (A2 Televizion)