Shqipëri-Mali i Zi, hapet pika e re e kalimit kufitar të Grabomit

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 15:46 | Aktualitet
Shqipëri-Mali i Zi, hapet pika e re e kalimit kufitar të Grabomit

Grabomi do të jetë pika më e re e kalimit kufitar që i shtohet atyre ekzistuese mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“E kemi ëndërruar këtë ditë. Është një vepër ëndrrash”, thonë banorët.

Sakaq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh optimist që hapja e kësaj pike do t’i paraprijë hapjeve të pikave dhe urave të tjera që do të lehtësojnë më shumë kalimin e qytetarevë të të dy vendeve fqinje.

“Është ditë fantastike për të gjithë qytetarët e kësaj zone dhe turistët. Duhet t’i afirmojmë të tilla projekte edhe në të ardhmen”, tha Abazoviç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos