Holanda dërgon dy helikopterë Chinook për shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 17:34 | Aktualitet
Holanda dërgon dy helikopterë Chinook për shuarjen e zjarreve

Holanda u është përgjigjur thirrjes së autoriteteve shqiptare për ndihmë në luftën kundër zjarreve, duke bërë të ditur se ka vendosur të dërgojë dy helikopterë të tipit Chinook.

Sipas njoftimit të ambasadës holandeze në vendin tonë, Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.

“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqiptare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos