
Kuvendi mbylli procedurën tjetër për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Risi e listës prej 14 kandidatësh është ajo e ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila u zëvendësua pak javë më parë.
Krahas Tushës, ndër emrat që aspirojnë këtë post është edhe Bledar Dervishi, këshilltar i ish-presidentit Meta, Ilir Rusmali, anëtar i Komisionit te Ankesave dhe Sanksioneve ne KQZ, avokati Sokol Hazizaj apo edhe ish-kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi.
Pas mbylljes së kësaj faze, Kuvendi do të nisë seancat dëgjimore për t’i përcjell seancës plenare kandidaturën për votim.
Kjo është hera e dytë që hapet kjo procedurë pasi e para dështoi me prishjen e konsensusit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës për kandidaturën e Ledio Brahos. (A2 Televizion)