Barça dhe Atletico i bëjnë nder Realit

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 19:11 | Futboll
Barça dhe Atletico i bëjnë nder Realit

Më e keqja që mund të ndodhte për Barcelonën dhe Atletikon e Madridit në përballjen mes tyre, ndodhi. Këto dy ekipe barazuan 0-0 në “Camp Nou”, duke e lënë titullin tashmë në dorën e Realit të Madridit.

Në pjesën e parë, skuadra e Simeones u ndal në 3 raste nga Ter Stegen (Llorente, Suarez dhe Carrasco), ndërsa në pjesën e dytë mbizotëroi frika te të dyja ekipet.

Edhe pse Atletiko vijon të ruajë kryesimin pas supersfidës ndaj katalanasve, një fitore nesër e Real Madrid ndaj Sevilla, do të bëjë që ky kryesim të shkojë për ekipin e Zinedine Zidane. Gjithashtu, nëse fiton edhe 3 ndeshjet e mbetura, Reali do të shpallet kampion.

Aktualisht, Atletico kryeson me 77 pikë, i ndjekur nga Barça me 75 dhe Reali me 74, por me madrilenët që kanë një ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos