Neymar “braktis” Barcelonën, rinovon me PSG me ulje rroge

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 16:42 | Futboll
Neymar “braktis” Barcelonën, rinovon me PSG me ulje rroge

Neymar do të vazhdojë të jetë futbollist i PSG deri në vitin 2025. Braziliani, i cili përflitej prej muajsh se do të kthehej te Barcelona, ka rinovuar kontratën e tij edhe për 3 sezone të tjera me klubin francez.

Në kontratën e re, sulmuesi ka pranuar një ulje të pagës, duke firmosur për 30 milionë euro në sezon, nga 36 milionë euro që merrte me kontratën e vjetër. Gjithsesi, mediat franceze flasin për bonuse të majme nëse PSG arrin të fitojë Champions League.

Tashmë, pas rinovimeve të Di Marias dhe Neymar, PSG po bëhet gati për të “blinduar” edhe yllin tjetër të ekipit, Kylian Mbappe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos